RECETA

GJEJ OFERTËN

Gjej Ofertën

 EVENTE

 KALENDARI

EVENTE HAKO

EVENTE HAKO

EVENTE HAKO

EVENTE HAKO

"shpesh, njerzit me të cilët ndajmë orët e punës, bëhen njerzit më të afërt. Veçanërisht nëse ke 20 vjet që e kalon çdo ditë në të njëjtin vend pune. Atëherë, në mënyrën më të natyrshme puna është pjesë e rëndësishme e jetës, po aq sa edhe familja. Kam punuar kaq gjatë këtu saqë nuk e di sesi është të jesh në një vend tjetër pune."

Zhuljeta Hasa

Zhuljeta Hasa

Vlerësime,

"E mbaj mend si sot ditën kur bëra intervistën e punës për tu bashkuar me stafin e HAKO. Më shumë sesa një intervistë, mund ta quaj një bisedë dashamirëse dhe mbështetëse. Kjo ishte gjëja e parë qe vlerësova në këtë vend, komunikimi dhe profesionalizmi. Jo vetëm stafi drejtues, por edhe punonjësit kishin të njëjtën frymë pozitive që më bëri ta pëlqeja menjëherë këtë vend. Mu duk sikur kisha gjetur familjen e dytë, ku rrethohesha dhe rrethohem edhe sot nga motrat apo fëmijët e mi."

Irena Alimeri

Irena Alimeri

Vlerësime,

"Recetat janë formula magjike, por zbatimi dhe realizimi i tyre me përpikmëri maksimale, deri në realizimin e produktit final, është magjia vetë. Kjo nuk arrihet vetë, është një rezultat i një marrëdhënie besimi, bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash me gjithë stafin e specializuar dhe me përvojë të gjatë në këtë industry. Unë i dua produktet dhe shpesh herë gjatë ditës, dëgjoj veten duke i përkëdhelur ato."

Matilda Firi

Matilda Firi

Vlerësime,

"Kanë kaluar 14 vjet nga koha kur me një automjet frigoriferik përshkruaja gjithë shqipërinë për të shpërndarë pak nga produkti jonë i sapokrijuar. Janë vite në të cilat kemi krijuar me klientët marrëdhënie te ndërsjellta. Një marrëdhënie në bazë të së cilës qëndrojnë besimi, ndjenja e respektit dhe mbi të gjitha familjariteti. Jam i lumtur që edhe pas shumë vitesh në marrëdhënien me klientët tanë mbizotërojnë këto ndjenja që une së bashku me ata pak punonjës që ishin 14 vite më parë i kemi ngritur me aq mund dhe dashuri."

Robert Pupa

Robert Pupa

Vlerësime,

    • 04 410 4100
    • info@hako.al
  • Tirane - Durres km 5,