filma me titra shqip
filma me titra shqip
Hako | Kaposh i mbushur
16090
single,single-portfolio_page,postid-16090,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-6.1,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.5,vc_responsive
 

Kaposh i mbushur

Pershkrimi i Recetes

Përgatitja:

  1. Hiqini me kujdes kockat e gjoksit të gjelit duke u kujdesur që të mos dëmtoni lekurën. Përziejini në një tas dy tipet e mishit të grirë, vezët e ziera të thermuara, kaçkavallin, likerin, arremyshkun, kripën e pipërin. Reduktoni fije fije gjoksin e kaposhit, pariserin dhe proshutën pule.
  2. Mbusheni kaposhin pa kocka me një të treten e përzierjes me mishrat e grirë dhe një të tretën e fijeve të mishit tëpules, pariserit dhe të proshutës. Përsëriteni mbushjen derisa mishrat tëmbarojnë.
  3. Qepeni vendin e çarë me një fill transparent. Lidhini krahet dhe kofshët me spango dhe vendoseni në një tavë për furrë. Hidhini kripë e piper sipas deshirës dhe plotësojeni me vaj e gjalpë. Piqeni në furrë të ngrohur më parë në 2000C për rreth 2 orë duke e lagur herë pas here me lëngun e vet. Me pas lëreni të ftohet për një orë.
  4. Hiqjani kofshët dhe krahët dhe priteni në feta pjesën pa kocka, të cilat vendosini në një pjatancë të lagur me lëngun e pjekjes. Servireni menjeherë në tavolinë.

Perberesit

  • 1 kaposh i pastruar,
  • 250 kg mish viçi i grirë,
  • 250 gr mish derri i grirë,
  • 4 vezë të ziera,
  • 150 gr kaçkavall i thërrmuar,
  • 1 gotë liker,
  • 150 gr Pariser,
  • 150 gr Proshutë Pule,
  • pak arrëmyshk,
  • 125 ml vaj ulliri,
  • 50 gr gjalp
 

Category
Pjata te dyta, Pjata te dyta mish, Receta
About This Project