filma me titra shqip
filma me titra shqip
Hako | Sallatë Cesar me proshutë Pule
16093
single,single-portfolio_page,postid-16093,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-6.1,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.5,vc_responsive
 

Sallatë Cesar me proshutë Pule

Pershkrimi i Shijes

Përgatitja: Përgatisim si fillim salcën me të cilën do të spërkatim sallatën duke vendosur në mikser vezën e zier paraprakisht, lëngun e limonit, uthullën, salcën worcestershire, kripën, piperin, dhe i përziejmë të gjitha për pak sekonda duke shtuar vajin e ullirit lugë pas luge derisa të formohet një salcë e ngjashme me majonezën. Presim fetat e bukës në kubik të vegjël dhe i skuqim në pak vaj ulliri të aromatizuar me hudhrat e shtypura. Lajmë sallatën jeshile dhe e thajmë me letra kuzhine. E presim sallatën hollë, e vendosim në një tas qelqi, shtojmë sipër kubikët e skuqur të bukës, fetat e proshutës të prerë në shirita, fetat e holla të djathit parmixhano dhe sipër tyre salcën e përgatitur.

Perberesit

Përbërësit: 300 g sallatë jeshile, 5-6 feta proshutë pule, 100 g djathë parmixhano në feta të holla (ose djathë të fortë, kaçkavall), 2 feta bukë të bardhë, 1 vezë të zier për 1 minutë në ujë me kripë, 2 thelbi hudhra, 10 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull të bardhë vere, 1 lugë e vogël salcë Worcestershire, lëngun e 1/2 limoni, kripë, piper.

Category
Receta, Sallata
About This Project