Produkte.

Shije. Shije. Shije.

Sallame.

Vijmë me një larmishmëri shijesh për të plotësuar nevojat e të gjithë familjes. Duke filluar nga salçiçet, kremviçet, produktet me feta deri tek shijet klasike si “Hot Dog” dhe “E Tymosur”. Jemi kujdesur që secili nga ju të gjejë veten, në çdo moment të ditës, në cdo ditë të javës. Një mëngjesi energjik? Një sallatë e ftohtë? Një pjatë pasta ose një sanduiç do ti shtonin më shumë ngjyra vakteve tuaja.

Proshuta. 

Proshutë Delikatesë, Proshutë Pule, Proshutë Viçi, Proshutë Pule e Tymosur? Kemi sjellë për ju një variacion shijesh, formash dhe ngjyrash në linjën e proshutave. Një gotë verë mes miqsh sëbashku më një antipastë të lehtë e bën mbrëmjen tuaj më të këndëshme.

Të Ngrira.

Synojmë të ruajë identitetin e disa shijeve tradicionale si kërnacka, qoftja dhe pleskavica duke i shtuar prekjen tonë. Janë shoqëruesi i duhur për të Dielën familjare, të pjekura në zgarë dhe jo vetëm. Por kjo linjë nuk mbaron me kaq, sjellim një linjë produktesh të marinuara për të plotësuar të gjithë recetat tuaja. Një katalog i cili fillon nga Fileto e Pulës, Bifteku i Gicit deri tek Ragu dhe Pançetë; të cilat ju kursejnë kohë gjatë përgatitjes së vaktit për të dashurit tuaj.

Krudo.

Kemi sjellë për ju një shumëllojshmëri të nënprodukteve të mishit. Produktet krudo, një linjë në zhvillim, vinë në tryezat tuaja plot shije dhe finesë. Tashmë, çdo gotë verë mund të shoqërohet më së miri me një produkt të kësaj linje.


We use cookies to deliver you the best experience. By browsing our website you agree to our use of cookies. Learn More