filma me titra shqip
filma me titra shqip
Hako | Rreth nesh
2
page,page-id-2,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-6.1,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.5,vc_responsive
 

Rreth nesh

Historiku

Kompania është themeluar në vitin 1994 nga familja HAKO. Fabrika ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës.

Aktiviteti I saj kryesor është përpunimi I mishit në mbi 70 lloje sallame, proshuta dhe produkte të marinuara. Kompania me një fabrikë me kapacitet me mbi 4000 ton prodhim në vit punëson mbi 200 punonjës dhe është prezent me produktet e saj në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Furnizimi me lëndë të para bëhet nga distribucione të vendit ose nga kompani Europiane. Çertifikimi lidhur me sistemin e menaxhimit te cilesise: ISO 9001: 2008, ISO 22000: 2005, iso 14001: 2004 dhe sistemin e sigurise ushqimore HACCP është vërtetuar nga kompania ndërkombëtare IQNET.

Sot kompania ka rritur spektrin e shërbimeve dhe është prezente me filiale në të gjithë Shqipërinë duke bërë që klientet të kenë mundësinë të gjejnë në çdo kohë dhe sa me të freskëta produktet HAKO.

Ne jemi rritur dhe zhvilluar falë kërkesave dhe sygjerimeve të konsumatorëve duke i konsideruar ata partnerë të rëndësishëm të biznesit.

 

Jemi prezent në familjet shqiptare, çdo ditë e më tepër.

Përpiqemi të kënaqim kërkesat. shijet dhe të përmbushim misionin tonë: standart, korrektësi, shërbim cilësor për klientin.